Qindra fluturime janë anuluar dhe mijëra pasagjerë janë detyruar të ndryshojnë planet e tyre, sepse kontrollorët francezë të trafikut ajror u futën në një grevë të premten pasi kërkojnë paga më të larta.
Anëtarët e sindikatës kryesore për kontrollorët e trafikut në vend, filluan grevën nga ora 6 e mëngjesit të premten, teksa thuhet se kjo situatë mudn të vazhdojë deri të hënën. Sindikata tha se po e ndërmerrnin këtë veprim drastik pasi negociatat me qeverinë mbi rritjen e pagave në përputhje me inflacionin, mbetën në vend numëro.
Lexo edhe: Ulje të vështira, pistat më të frikshme të avionëve në botë!
Aeroporti i Parisit, i cili zotëron dhe menaxhon 14 aeroporte civile, paralajmëroi që të enjten për vonesa dhe anulime fluturimesh.
Si pasojë e krijimit të ngërcit në Francë, edhe aeroporti i Barcelonës njoftoi për më më shumë se 50 fluturime të vonuara ose të anuluara pas mesditës së të premtes.
Në Gjermani, Aeroporti i Hamburgut tha se 48 nga 251 fluturimet e ditës ishin anuluar deri në mesditë me kohën lokale dhe vonesa dhe anulime të mëtejshme ishin të mundshme./Reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto