Opsioni i ri i Photoshop dallon imazhet origjinale nga ato të rreme

Opsioni i ri i Photoshop dallon imazhet origjinale nga ato të rreme

Photoshop

Adobe po shton në Photoshop një opsion të ri të quajtur ” Autenticiteti i Përmbajtjes Adobe” për të ndihmuar përdoruesit të njohin vërtetësinë e imazheve, duke i atribuar meritat autorëve origjinalë.

Si pjesë e Iniciativës Për Autenticitetin e Përmbajtjeve (CAI) të Adobe, prototipi do të ndihmojë krijuesit të vendosin emrin e tyre, vendndodhjen dhe historikun e fotove. Kështu përdoruesit mund të identifikojnë saktësinë e imazheve nëse janë autentike apo deepfake e madje të mësojnë edhe sesi janë krijuar.

Shikoni një demonstrim të shkurtër të videos se si do të funksionojë Autenticiteti i Përmbajtjes së Adobe:

E shqetësuar për imazhet false dhe të ndryshuara, Adobe ka bashkëpunuar me partnerët e saj (Microsoft, BBC, Qualcomm dhe të tjerët) për të krijuar mjetin e  identifikimit të vërtetësisë. Me opsionin e ri, Photoshop mund të etiketojë automatikisht fotografin origjinal, montazhierin që prodhoi montazhin dhe historinë e editimit të imazheve.

Kjo është një iniciativë e shkëlqyer për editorët e fotove dhe montazheve që duan të bëjnë të qartë se përmbajtja e tyre nuk është “e papërpunuar”, duke shmangur shikuesit konfuzë dhe përdoruesit e tjerë të Photoshop, që kanë punuar në imazhet e tyre.

Imazhet e eksportuara në rrjetin e faqeve Behance gjithashtu tregojnë informacionin, përfshirë aplikacionin e përdorur. Është gjithashtu e mundur të kontrolloni një raport të plotë të një imazhi në faqen e internetit të verifikimit Adobe dhe madje t’i referoheni fotografisë origjinale në krahasim me imazhin përfundimtar.

Aktualisht, opsioni funksionon vetëm për imazhe, por Adobe dhe partnerët e tij planifikojnë ta zgjerojnë atë, përfshirë videot për të identifikuar deepfake. Autenticiteti i përmbajtjes së Adobe mund të testohet nga përdoruesit e zgjedhur në Photoshop dhe Behance përmes një versioni beta në javët e ardhshme.

Time 24 News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0