Fotoja e shpresës/ Foshnja i heq maskën mjekut - Business Magazine Albania

Fotoja e shpresës/ Foshnja i heq maskën mjekut

2020 ka qenë në fakt shumë i ndryshëm nga sa shumëkush do të mund ta kishte imagjinuar, dhe kjo për shkak të pandemisë, që e zhyti botën në një seri kufizimesh dhe izolimesh. Për shkak të pandemisë, mbajtja e maskës dhe dezinfektimi i duarve është bërë një normalitet i ri. Ndaj, fotoja e foshnjës që tenton ti heqë maskën doktorit, në mënyrë të natyrshme ndez optimizëm tek kushdo që e sheh.

https://www.instagram.com/p/CF9nlvZJYDT/

Fëmija ka kapur doktor Samer Cheaib, prej maske dhe e ka tërhequr fortë duke u munduar që t’ia heqë. Ngjarja ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Fotoja ka bërë xhiron e botës shumë shpejt dhe është përshkruar nga shumë kush si Fotoja e Shpresës. “Të gjithë urojmë që kjo të mund të jetë një shenjë e fatit se shumë shpejt do ti heqim maskat”, ka shkruar gjinekologu nga Dubai në rrjetin social.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0