Hapen aplikimet për bursa të Sigurisë Kibernetike në Britaninë e Madhe

Hapen aplikimet për bursa të Sigurisë Kibernetike në Britaninë e Madhe

Sigurisë Kibernetike

Kurs 10 javor në Universitetin Cranfield!

Nëse punoni në fushën e sigurisë ose politikave kibernetike dhe besoni se keni aftësi lidershipi, Bursa e Sigurisë Kibernetike për Ballkanin Perëndimor mund të jetë për ju!

Aplikoni tani për këtë program dhjetë-javor me bursë të plotë të ofruar nga Universiteti Cranfield në Britaninë e Madhe, për të zgjeruar më tej njohuritë tuaja mbi këtë temë duke ndarë ide dhe përvojë me profesionistë të tjerë nga Rajoni.

Aplikimet mbyllen më 3 nëntor 2020. Për më shumë informacion, vizitoni https://bit.ly/3iX7wbj ose dëgjoni një nga të diplomuarit e programit duke klikuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0