“Paga sa e deputetëve”, cili është profesioni më i kërkuar në Shqipëri - Business Magazine Albania

“Paga sa e deputetëve”, cili është profesioni më i kërkuar në Shqipëri

Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë dhe nevoja e bizneseve për t’u përshtatur dhe për të qenë konkurrues, po i bën gjithnjë e më të kërkuar profesionistët e IT-së. Tomi Kallanxhi, ekspert i IT u shpreh në “Wake Up” se specialistët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë kaluar në vend të dytë për pagën.

Kallanxhi tha se profesionet që lidhen me teknologjinë paguhen mirë, madje e krahasoi me pagën e një deputeti. Më tej ai shtoi se: “pas disa vitesh eksperiencë mund të jenë me pagën në rang deputeti”.

LEXO: 3,800 euro në muaj, kjo është paga minimale më e lartë në botë

“Specialist IT për sigurinë është një nga ato që ka pasur bum kërkesash dhe në përgjithësi vetëm kompanitë e mëdha e kanë një të tillë, sepse janë individë që paguhen goxha shumë. Kisha një gjë për t’u thënë të rinjve që të vazhdojnë ICT dhe të mos humbin kohë për degë të tjera”, deklaroi ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0