Lenovo prezantoi ditën e sotme një ThinkPad ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim: Thinkpad X1 Fold.
Laptopi me ekran 13-inç OLED del në shitje nga dita e sotme për 2,499 dollarë. Ideja pas këtij produkti është përdorimi i Fold si një tablet i madh kur është plotësisht i hapur.
Ekrani i tij mund të paloset deri në 90 gradë por edhe të përdoret si laptop kur tastiera virtuale shfaqet në gjysmën tjetër. E gjitha mund të paloset dhe vendoset në çantë pa zënë shumë hapësirë. Sa i përket specifikave, Thinkpad X1 Fold vjen me procesorët Intel të gjeneratës së 11-të, dy porta USB-C dhe një portë SIM, 8GB RAM, deri në 1TB memorie dhe bateri 50Wh.
Krahas tij Lenovo prezantoi ThinkPad Nano, që kompania thotë se është ThinkPad-i më i lehtë dhe i hollë prodhuar ndonjëherë. Bazohet në platformën Intel Evo, një laptop me bateri jetëgjatë, karikim dhe ndezje të shpejtë. Sistemet Evo përfshijnë procesorë Tiger Lake të gjeneratës së 11 Intel, Wi-Fi 6 dhe Thunderbolt 4. Ekrani i Nano është 13-inç 2K.
Sa i përket specifikave, Nano përfshin procesorë deri në Core i7, 16GB RAM, 1TB memorie dhe bateri 48Wh. Lenovo krenohet edhe me mikrofonët 360-gradë dhe grafikat Intel Xe. Nano del në shitje në tre mujorin e fundit të vitit për 1,399 dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.