134 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 921.
Në 24 orët e fundit asnjë pacient nuk kanë humbur jetën.
186 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet COVID, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 239 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 12 921 të infektuar,
– 370 viktima;
– 7 239 të shëruar,
– 5 312 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.