Bashkimi Evropian do të lejojë eksportin e produkteve ushqimore, përfshirë edhe ato me bazë mishi nga Britania për në vendet evropiane. Vendimi u njoftua të mërkurën (23 shtator) nga zyra e shefit të bisedimeve Britani-BE, Michel Barnier.
Sipas vendimit, Britania ka përmbushur standardet e kërkuara të sigurisë bilologjike dhe shëndetësore të produkteve me bazë mishi, ndaj ajo mund të eksportojë kafshë të gjalla ose produktet e mishit në BE.
Gjithashtu, ajo duhet të lajmërojë BE-në për çdo ndryshim në rregullat e saj, para se ato të ndryshohen.
Raundi i tetë i bisedimeve për Brexit përfundoi më shpejt këtë muaj si pasojë e mos futjes së Britanisë në listën e vendeve të treta, ku bëjnë pjesë edhe SHBA-të. Ky vendim lehtëson ngërçin e krijuar në bisedimet për Brexit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.