Kërkesat e shqiptarëve për azil në Europë mbeten të larta

Kërkesat e shqiptarëve për azil në Europë mbeten të larta

azil

Të dhënat më të fundit të Agjensisë Europiane të Statistikave “Eurostat” flasin se kërkesat për azil për tremujorin e dytë të vitit 2020 ranë për herë të parë me 70%. Por, kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në disa vende europiane mbeten ende të larta.

Sipas të dhënave që i referohen periudhës nga prilli deri në qershor të vitit 2020 rreth 840 shtetas shqiptarë kërkuan azil në Francë, Gjermani, Itali dhe në Britaninë e Madhe. Në Francë kërkesat për azil të shqiptarëve janë 205 dhe zënë 44% të kërkesave në total për azil, ndërsa në Gjermani janë 140 dhe zënë 30 % të kërkesave. Në Itali janë 55 dhe zënë 12%. Ndërkohë numri më i lartë i kërkesave për azil nga shqiptarët për tremujorine dytë të 2020 shënohet në Britaninë e Madhe me 440 persona. Aplikimet në pritje të mbrojtjes ndërkombëtare janë në shqyrtim në këto vende.

Sipas Eurostat rreth 842 000 kërkesa për azil janë ende në pritje në shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Ndërkohë bazuar në të dhënat e Eurostat nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Sipas të dhënave të Eurostat 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë janë persona deri në 34 vjeç.

Largimi i të rinjve nga Shqipëria mbetet një nga problemet më madhore që përballon vendi. Në shumë rajone është ulur shtesa natyrore e popullsisë dhe lëvizjet demografike të viteve të fundit kanë ulur ndjeshëm ritmin e zhvillimit ekonomik. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0