159 raste me COVID-19 dhe 4 viktima gjatë 24 orëve të fundit

159 raste me COVID-19 dhe 4 viktima gjatë 24 orëve të fundit

COVID

159 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, pasi u kryen 844 testime në rang vendi.

Në 24 orët e fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën: një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 185 pacientë, ndër të cilët 15 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 68 raste në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 raste në Shkodër, 9 në Berat, 6 në Krujë, Gjirokastër, 5 raste në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq. Nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçovë dhe Vorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 52 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6,940 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0