153 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 226.
Në 24 orët e fundit 5 pacientë kanë humbur jetën: një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani.
178 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet COVID, ndër to 13 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 888 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 12 226 të infektuar,
– 358 viktima;
– 6 888 të shëruar,
– 4 980 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.