Aktori shqiptar prek majat e kinematografisë botërore

Aktori shqiptar prek majat e kinematografisë botërore

Blerim Destani

Me një perfomancë të jashtëzakonshme si aktor, Blerim Destani ka filluar ngjitjen e tij në botën e kinematografisë në filmin “Koha e kometës”. Që nga ajo kohë ai pareshtur ka qenë në kërkim të rrugës së tij, në kërkim të yllit të tij, që aktualisht po shkëlqen në përmasat e kinematografisë botërore krah Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

Ky është një moment, mbase i afishuar me modesti nga ana e tij, por shumë domethënës për suksesin e aktorëve shqiptarë. Një shembull që tregon se gjithçka është e mundur nëse ëndërrojmë dhe punojmë.

Ngjitja në karrierë kërkon këmbëngulje dhe shumë investim profesional. Në botën e artit ngjitja drejt majave mbetet akoma më e vështirë dhe me shumë përkushtime.

Një aktor shqiptar tashmë po provon majat e suksesit në kinematografi. Pas shumë sukseseve të njëpasnjëshme, Blerim Destani tashmë duket se po prek ëndrrën e tij.

Aktori shqiptar nga Tetova, Blerim Destani, sapo ka lançuar trailerin e parë të filmit të ardhshëm të zhanrit krim dhe komedi, “The Comeback Trail”. Ai në këtë film luan bashkë me yjet e Hollywoodit: Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

“Shikojeni trailerin e filmit tim të ri ‘The Comeback Trail’. Në të luajnë yjet Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Ishte një nder të aktroja përkrah këtyre zotërinjve”, ka shkruar Destani në postimin e tij në Instagram.

Me regji të George Gallos, filmi është ripërpunim i projektit kinematografik me të njëjtin emër, të lançuar në vitin 1982 nga Harry Hurwitz.

Xhirimet e filmit “The Comeback Trail” kishin filluar gjatë verës së vitit 2019 dhe kanë zgjatur plot një muaj, në territorin e New Mexicos. Ai rrëfen historinë e një producenti filmash i cili është në borxhe të mëdha.

Ai vendos ta financojë një film me skenar të dobët me shpresën që gjatë xhirimeve, ylli protagonist i këtij projekti do të vritet dhe ai do të mund ta paguajë borxhin e tij ndaj mafias, nga paratë e sigurimit të aktorit.

Blerim Destani ka një karrierë të begatë dhe ngritja e tij është bërë me shumë përkushtim. Ai tërë kohës ka qenë këmbëngulës për të zgjeruar përfomancën e tij artistike, gjithnjë duke kultivuar brenda vetes ambicien dhe dimensionin e aktrimit. Jo rastësisht ai sot gjendet pranë emrave më të mëdhenj të kinematografisë, duke qenë pjesë e një filmi që ka mbledhur ikonat e  kinematografisë botërore.

KDP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0