AstraZeneca ndalon testimet e vaksinës, shfaqi efekte anësore

AstraZeneca ndalon testimet e vaksinës, shfaqi efekte anësore

AstraZeneca

Kompania AstraZeneca ka ndaluar testimet e vaksinës së saj eksperimentale kundër Covid-19 pasi një prej vullnetarëve pësoi një efekt anësor të paparashikuar.

Në deklaratën zyrtare, AstraZeneca e quajti efektin anësor tek pacienti ‘një sëmundje të pashpjegueshme’ pa dhënë sqarime të mëtejshme. Menjëherë pas lajmit, aksionet e kompanisë ranë me 3 përqind në Londër.

Vaksina eksperimentale, të cilën AstraZeneca po e zhvillon bashkë me studiues nga Universiteti i Oksfordit, është parë si një nga kandidatët kryesorë të vaksinave anti-covid. Testimet janë shtrirë në grupe të mëdha njerëzish dhe në disa vende të botës si në Britani të Madhe, SHBA, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Kjo vaksinë është një prej vaksinave të mbështetura financiarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende si Britania e Madhe kanë porositur paraprakisht sasi të mëdhaja të vaksinës.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0