Një kompani me bazë në Britaninë e Madhe, pritet të lëshojë qëllimisht qindra mushkonja të modifikuara gjenetikisht në Florida. Mund të tingëllojë si një histori fantastiko-shkencore, por ka marrë bekimin e autoriteteve lokale për t’u bërë realitet. Kompania teknologjike “Insect-combatting” , ka krijuar një mushkonjë mashkull të modifikuar, pasardhësit e të cilit ngordhin përpara se të lindin.
Kompania e cila do të zhvillojë projektin, e ka quajtur mushkonjën OX5034 dhe e konsideron një mënyrë alternative për dezinfektim. Projektuesit kanë në plan që të lëshojnë 750 milion mushkonja të tilla. Ata kanë marrë aprovimin nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe nga 7 agjenci të tjera në Florida. Sipas CNN, studiuesit kanë kërkuar aprovimin që prej një dekade. Mushkonjat e modifikuara gjenetikisht janë testuar në ishujt Kajman, Panama dhe Brazil, dhe firma ka raportuar sukses të madh, pasi në pjesën urbane të Brazilit, numri i mushkonjave ka rënë me 95%.
Mushkonjat e modifikuara do të lëshohen në Florida për një periudhë 2-vjeçare, që prej kësaj vere. Verën e ardhshme mushkonjat do të lëshohen në Harris County dhe Texas. Projekti ndërkohë është kundërshtuar nga Organizatat mjedisore, të cilat shprehen se tashmë është koha për t’u fokusuar tek COVID-19. Grupet mjedisore shqetësohen se përhapja e gjeneve mashkullore të modifikuar gjenetikisht në natyrë mund të dëmtojë speciet e rrezikuara të shpendëve, insekteve dhe gjitarëve që ushqehen me to.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.