Lihtenshtajn padit Çekinë te Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, kërkon që të mos ua njohë nënshtetasit si gjermanë - Business Magazine Albania

Lihtenshtajn padit Çekinë te Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, kërkon që të mos ua njohë nënshtetasit si gjermanë

Lihtenshtajni ka ngritur një çështje te Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, ku ka bërë kërkesë që Çekia të mos ua njohë nënshtetasit si gjermanë, gjë që e lejon Pragën të mbajë ende nën zotërim pronat e sekuestruara pas Luftës së Dytë Botërore. Ministri  jashtëm i Lihtenshtajnit ka deklaruar se nënshtetasve të vendit u është mohuar e drejta themelore e pronës, bazuar në një dekret presidencial të vitit 1945, që i identifikon si gjermanë, pa marrë fare parasysh pavarësinë e vendit.

Ky dekret urdhëronte sekuestrimin e pronave pa të drejtë kompensimi të gjithë personave të etnisë gjermane, hungareze, si dhe të atyre që kishin bashkëpunuar me nazistët dhe ishin konsideruar si tradhtarë. Kjo bëri që nga Çekia (Çekosllovakia, në atë kohë),  të shpërnguleshin me miliona persona. Padia vjen pasi një gjykatë në Çeki vendosi se pronat në fjalë (50 mijë hektarë tokë dhe një kështjellë) të cilat kishin qenë nën zotërimin e familjes mbretërore të principatës që para luftës, ishin sekuestruar në mënyrë të ligjshme.

Argumenti i gjykatës çeke u bazua në faktin që princi i Lihtenshtajnit, Franz Jozef II, ishte vetëdeklaruar si person i kombësisë gjermane në një census të bërë në vitin 1930, gjë që është refuzuar nga Fondacioni Princi Lihtenshtajn, Veç kësaj, Lihtenshtajni e akuzon Pragën se kanë zhdukur regjistrat shekullore të pronësisë së tokave për të justifikuar vendimin.

Lihtenshtajni është një shtet i vogël malor, me vetëm 39 mijë banorë dhe 160 km katror territor. Shteti u themelua në vitin 1719 nga princi Johan Adam, pasi u bashkuan dy principata. Në vitin 1806 u bë komb sovran, ndërsa nga viti 1815 u bë pjesë e Konfederatës Gjermane, deri në vitin 1866, kur mori pavarësinë.  Gjatë dy luftërave botërore, Lihtenshtajni qëndroi neutral.

EURONEWS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0