Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja

Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja

fëmijë me besim

Ëndrra juaj për të rritur dhe për të edukuar  fëmijë konfident, mund të bëhet një realitet i prekshëm!

Me programin e edukimit “Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja”,  nga trajnerja Shpresa Rupar, mësoni se si mund të rrisni fëmijë me besim tek vetja, duke punuar njëkohësisht edhe me veten tuaj. Me këtë program, hap pas hapi, ju që doni t’i shikoni fëmijët tuaj të jenë më konfidentë dhe të suksesshëm, ndërtoni me kujdes një shtëpi më të sigurt, për të cilën fëmijët kanë shumë nevojë.

Shumica e prindërve duan më të mirën për fëmijët e tyre.  Ata duan që fëmijët e tyre, TANI dhe në të ardhmen, të arrijnë ato çfarë ata dëshirojnë.

fëmijë me besim

Imagjinoni një moment, se sa më i lehtë bëhet prindërimi, sikur ju të njihni:

  • nevojat emocionale të fëmijës.
  • ​teknika dhe strategji komunikimi ndryshe.
  • teknika konkrete për kritikën konstruktive, vendosjen e kufijve dhe gjetjen e zgjidhjeve në momente kritike.
  • metoda konkrete për zgjidhjen e konflikteve dhe rivalitetit mes fëmijëve.
  • ​metodologjinë e më të mirëve për të njohur dhe për të kuptuar më mirë fëmijët tuaj.
  • ​​metodologjinë se si t’i motivoni dhe si t’i stimuloni.
  • ​njohuri konkrete se si të komunikoni me fëmijët tuaj për frikërat, dyshimet e tyre, si të ndihmoni fëmijët e turpshëm, apo ata që shfaqin shenja të perfeksionizmit.
  • ​teknika dhe këshilla të dobishme dhe praktike, që ju ndihmojnë të nxirrni më të mirën nga vetja dhe fëmijët tuaj.
  • ​shtyllat e vetëdijësimit dhe të vetëvlerësimit, gjithmonë me një qëllim të vetëm: edukimin e fëmijëve në të gjitha nivelet, për të rritur vlerat personale të fëmijës, por njëkohësisht bashkë me të edhe vlerat tuaja.

Por, me këtë program nuk bëhet fjalë vetëm për edukimin e fëmijëve.

Dhurata më e bukur që mund t’iu bëjmë fëmijëve tanë, është që ne vetë të bëhemi shembulli më i mirë për ta, ne vetë të jemi personi ku fëmija mund të mbështetet, ne vetë të jemi personi nga i cili fëmija mund të mësojë, si dhe të ndihet i sigurt të shprehë mendimet e tij, të flasë për problemet dhe frikërat e brendshme, të ndihet i rrethuar me dashuri, sepse këto janë bazat e shëndetshme që atij i duhen gjatë gjithë jetës.

Për të arritur atë që dëshironi, ju, së bashku me fëmijët tuaj, keni një udhëtim për të bërë. Ky udhëtim është më i lehtë nga sa e mendoni.

Ky program, hap pas hapi, e bën udhëtimin tuaj shumë më të sigurt, shumë më të bukur, sepse fëmija ka nevojën e një bashkëudhëtari, dhe ju prindërit mund të jeni bashkëudhëtari më i mirë i tyre. Ju jeni vetëm një hap larg këtij realiteti të prekshëm. Për t’u regjistruar në këtë program, mund të klikoni këtu.

Anëtarësimi mujor kushton 29 euro, ndërsa anëtarësimi vjetor kushton 290 euro. Programi fillon më 17 shtator dhe zhvillohet 4 herë në muaj, çdo të enjte, ora 20:00. Ai zhvillohet online live në platformën Zoom.

Programi 12 mujor përmban 48 module

Muaji I:

Çfarë është konfidenca e shëndetshme?

Rëndësia e vetëvlerësimit.

Muaji II:

Si të praktikoni dëgjimin dhe kthimin e përgjigjeve ndaj fëmijëve tuaj?

Muaji III:

Cila është shtylla kryesore e vetëvlerësimit dhe si të filloni të punoni me veten dhe fëmijët tuaj?

Muaji IV:

Cila është shtylla tjetër e vetëvlerësimit? Si të pranoni veten në nivele të tjera?

Muaji V:

Frikërat dhe si të komunikoni me fëmijët për frikërat e tyre?

Muaji VI:

Cila është shtylla tjetër e vetëvlerësimit? Si fëmijët tuaj të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre?

Muaji VII:

Si të ndihmoni fëmijën tuaj të zbulojë objektivin e tij?

Muaji VIII:

Empatia dhe inteligjenca emocionale.

Muaji IX:

Mosha e adoleshencës.

Muaji X:

Shtylla tjetër e vetëvlerësimit.

Muaji XI:

Perfeksionizmi dhe turpi.

Muaji XII:

Zvarritja dhe çfarë fshihet  pas saj?

Për më shumë informacion rreth programit mund të klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0