119 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 499.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë ka humbur jetën: një 60 vjeçar nga Durrësi dhe një 87 vjeçare nga Korça. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 117 pacientë, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë dhe Mirditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, nga 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak dhe Vlorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 816 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 499 të infektuar;
– 230 viktima;
– 3 816 të shëruar;
– 3683 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.