Mirë se vini në Alaskë, ku shqiptarët kanë gjetur Amerikën - Business Magazine Albania

Mirë se vini në Alaskë, ku shqiptarët kanë gjetur Amerikën

Diaspora shqiptare, e shpërndarë në të katër anët e botës, për më shumë se 130 vjet, ka pasur një qendër të rëndësishme dhe mjaft të kërkuar, emigracionin në Amerikë. Ku përjashtim nuk duket se bënë dhe Artiku – Alaska, pika më fundore e botës, ku sot dhe qytetet e fundit të Amerikës, kufi me Siberinë – Rusinë, vendbanimet e Alaskës, kanë nga 5 deri në 50 familje shqiptare. Familje, këto të cilat jetojnë në grupe të vogla në kryeqytetin e Alaskës, Janau, por ka edhe disa familje në qytetet në ndarjen me Rusin-Siberinë.

Aty si tregojnë shqiptarët e Alaskës, janë 5 deri në 50 familje shqiptare, që punojnë në administratë, nxjerrjen e naftës, minierat e arit, peshkim, hekurudhat, polici, pilotë, dhe taksist. Me grupe të vogla janë të vendosur deri në qytetet si : Nome, Gembell, Bethel, Barrow, Fairbanks, por ka edhe “kryeqendra” e shqiptarëve të Alaskës – qyteti më i madhë, në vend me 300 mijë banorë, Anchorage, I cili jo zyrtarisht thuhet se ka rreth 1300 shqiptar.

Në qytetin më të madh të Alaskës – Anchorage, shqiptarët duket se kanë gjetur “Amerikën” dhe po jetojnë atë që quhet këtu “Alaska Dream- Ëndrra e Alaskës” . Ata thonë se jetojnë mirë, dhe shfaqen para kamerës tonë mjaft të kënaqur, mbasi siç thonë këta shqiptar që jetojnë prej vitesh kanë siguruar të ardhura, dhe bëjnë një jetë të rehatshme.

Mirëpo, ajo që më bëri përshtypje , gjatë vizitës tre-javore në Alaska, ishte se në qytetin Anchorage, përpara një hoteli ku u vendosa, Hotelin IT -Intel Tower ishte vendosur edhe skulptura e një Ariu polar me përshëndetjen e mirë se ardhjes të përkthyer në më shumë se 50 gjuhëve të botës , përfshirë edhe gjuhën shqipe me përshëndetjen «Mirë se vjen».

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0