Bëhuni pjesë e konkursit “Hajde n’Shqipni’’, promovoni vendin dhe fitoni çmime

Bëhuni pjesë e konkursit “Hajde n’Shqipni’’, promovoni vendin dhe fitoni çmime

Hajde n'Shqipni

Për shkak të lëvizjes së kufizuar përtej kufijve, shumë prej nesh do të pushojnë në Shqipëri këtë verë. Fatmirësisht në vendin tonë ka aq shumë destinacione të pazbuluara, sa që mund të eksploroni gjatë të gjithë verës.

Për t’ju njohur me këto destinacione, BusinessMag ka kënaqësinë të shpallë konkursin “Hajde n’Shqipni!’’. Ne synojmë të promovojmë Shqipërinë, për të nxitur turistët vendas e të huaj të vizitojnë çdo cep të bukur të saj. Prandaj hapni celularët, shkoni në galerinë tuaj dhe kontrolloni për fotot dhe videot më të bukura që keni shkrepur. Nëse asnjë prej tyre nuk është e duhura, rrëmbeni celuarin dhe shkrepni tani një copëz të bukur Shqipërie.

Përveç promovimit të Shqipërisë, pjesëmarrësit do të fitojnë edhe çmime. Falë bashkëpunimit të BusinessMag dhe New Media Communications me ALBtelecom, Aladini, Luga e Argjendtë, Mrizi i Zanave, Agroturizëm Gjepali dhe Hotel Adriatik do të ndajmë 6 çmime për 6 fitues të konkursit.

  • 1 VIT INTERNET FALAS nga ALBtelekom – Videoja që do të vlerësohet profesionalisht nga stafi i New Media Communications.
  • “SHPORTA E TOKËS” nga Luga e Argjendtë – Fotoja që do të vlerësohet profesionalisht nga stafi i New Media Communications.
  • 1 NATË PËR DY PERSONA nga Agroturizëm Gjepali – Videoja që do marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen @businessmag.al
  • 1 NATË PËR DY PERSONA nga Mrizi i Zanave – Fotoja që do marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen @businessmag.al
  • 1 NATË PËR DY PERSONA nga Adriatik Hotel – Fotoja e dytë që do marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen @businessmag.al
  • 5000 LEKE BLERJE nga Aladini – Fotoja ose videoja që shpërndahet më shumë në story me hashtagun #hajdenshqipni dhe duke bërë tag @businessmag.al

Konkursi fillon në datën 3 Gusht 2020 dhe mbaron në datën 10 Shtator 2020. Konkursi do zhvillohet vetëm në platformën Instagram të Business Magazine Albania.

Si të merrni pjesë në konkurs:

  • Postoni në profilin tuaj foton ose videon me hashtag #hajdenshqipni, duke bërë tag @businessmag.al
  • Dërgoni foton tuaj në email (info@businessmag.al) ose Whatsapp në (+355 68 682 8208)

RREGULLAT  E KONKURSIT

  • Konkursi do të zhvillohet vetëm në faqen e instagramit @businessmag.al, ku postimet tuaja do të bëhen repost dhe i gjithë vlerësimi do të bazohet nga aktiviteti në instagram
  • Videot nuk duhet të jenë më shumë se 1 minutë.
  • Videot dhe fotot duhet të jenë shkrepur në Shqipëri nga ju personalisht.
  • Në postimet tuaja duhet të vendosni lokacionin e vendit që keni fotografuar shoqëruar me një tekst të shkurtër, ku të shkruani ndjesitë, sugjerimet dhe çdo gjë që ju mund t’ju duket e nevojshme në lidhje me këtë vend. Duhet të keni parasysh që po ia sugjeroni këtë vend personave të tjerë.
  • Konkurrentët që përdorin truke gjatë konkursit për qëllime përfitimi do të skualifikohen. Pjesëmarrja juaj në këtë konkurs konfirmon që jeni 13+ vjec, në përputhje me rregullat e përdorimit të Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0