Një mjek kinez ka konfirmuar që zyrtarët e Wuhan-it kanë mbuluar shkallën e shpërthimit fillestar. Profesori Yuen Kwok-yung, i cili vizitoi ish-epiqendrën e koronavirusit në janar për të ndihmuar në diagnostikimin e rasteve, i tha BBC-së që autoritetet lokale shkatërruan provat fizike dhe siguruan përgjigje ‘të ngadaltë’ për gjetjet klinike.
Ai u shpreh: ‘’Unë dyshoj se ata kanë bërë disa mbulime lokale në Wuhan. Zyrtarët lokalë që supozohet të transmetojnë menjëherë informacionin nuk e kanë lejuar që kjo të bëhet aq shpejt sa duhet’’. Kina është përballur me skepticizëm të gjerë në lidhje me origjinalitetin dhe transparencën e shifrave të saj Covid-19. Kjo nuk është hera e parë që eksperti nga Hong Kong ka vënë në dyshim trajtimin e qeverisë për koronavirusin.
Mikrobiologu 63-vjeçar tha në qershor se numri i vërtetë i infeksionit mund të jetë 2.2 milion, ose 32 herë sesa numri zyrtar i qeverisë. Ai dhe ekipi i tij nga Universiteti i Hong Kongut njoftuan zbulimin pas analizimit të mostrave nga njerëzit e Hong Kongut që ktheheshin nga krahinat e prekura. Por studimi i tyre u dënua nga mediat shtetërore të Kinës, të cilat vunë në dyshim nëse Prof Yuen po ndihmonte Shtetet e Bashkuara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.