Pritja 11-vjeçare merr fund, Tirana ngre trofeun e titullit kampion në Superligë - Business Magazine Albania

Pritja 11-vjeçare merr fund, Tirana ngre trofeun e titullit kampion në Superligë

Pa takime, thjesht përshëndetje me grushte dhe medalje që jepen në dorë. Tribuna bosh dhe si pasojë atmosferë surreale për një ndeshje ku do të kurorëzoheshin kampionët e rinj. Epilogu I njohur I një sezoni të gjatë dhe të çuditshëm në Superligë, ashtu si në të gjithë botën. Por asgjë nuk mund ta prishte mbrëmjen e Tiranës, që mori zyrtarshit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, trofeun e titullin kampion në Superligë për herë të 25-të në historinë e futbollit elitar në vend.

Një triumf I merituar për bardheblutë, që megjithëse e nisën keq sezonin arritën të gjenin sërish motivimin se përse ishin ndërtuar, duke lënë pas të gjithë rivalët, sidomos Kukësin kundërshtarin më të madh në këtë kampionat. Të besuarit e Emanuel Egbo e mbyllën kampionatin me barazimin 1-1 kundër Bylis.

Rezultat ky që vlen vetëm për statistika dhe ato konfirmojnë se Tirana e meritoi trofeun me 70 pikë në 30 ndeshje, 67 gola të shënuar dhe 35 të pësuar. Pritja 11 vjeçare ka marrë fund për bardheblutë dhe tifozët e tyre, që të dënuar nga situata e pandemisë nuk mundën të festonin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0