200.000 punonjës të Google do punojnë nga shtëpia deri korrikun e ardhshëm - Business Magazine Albania

200.000 punonjës të Google do punojnë nga shtëpia deri korrikun e ardhshëm

~2 minuta lexim

Google do t’i mbajë në shtëpi punonjësit e tij të paktën deri në korrikun e ardhshëm, për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.Shefi Ekzekutiv Sundar Pichai, mori vendimin vetë javën e kaluar pas debatit midis një grupi të brendshëm drejtuesish të lartë që ai kryeson.

Në një email për punonjësit, Pichai shkroi: ‘’Për t’iu dhënë punonjësve aftësinë për të planifikuar përpara, ne po e zgjasim punën tonë vullnetare globale nga opsioni i shtëpisë deri më 30 qershor 202, për role që nuk kanë nevojë të jenë në zyrë’’.

Google më herët deklaroi se do të fillonte rihapjen e shumë zyrave në nivel global që në qershor të këtij viti, por shumica e punonjësve ka të ngjarë të punojnë nga shtëpia deri në fund të këtij viti. Në fillim të këtij viti, disa gjigantë të teknologjisë njoftuan se ata do të lejojnë pjesën më të madhe ose të gjithë punonjësve të tyre të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia të paktën deri në fund të vitit 2020.

Daily Mail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0