Artistët tani po i kthejnë maskat në marka - Business Magazine Albania

Artistët tani po i kthejnë maskat në marka

Nuk u desh shumë kohë që njerëzit ta pranojnë se maskat tashmë janë pjesë e përditshmërisë tonë. Për këtë arsye të gjithë po mundohen të krijojnë maska të llojeve të ndryshme si një mënyrë për të bërë biznes. Në valle janë futur dhe artistët ndërkombëtarë, të cilët i kanë dizajnuar ato me printime të lezetshme, verore. Yje të tillë si Jennifer Aniston, Lady Gaga, Lizzo dhe më shumë, të gjitha kanë postuar foto të vetes me maska që jo vetëm që mbrojnë veten dhe të tjerët, por edhe përfaqësojnë stilin e tyre personal.

Tani ne po shohim një anë tjetër në këtë trend. Artistët janë duke prodhuar maska për ti shitur ndërsa promovojnë gjithashtu këngët e tyre. Dyqani “Chromatica” i Lady Gaga-s po shet një maskë rozë “Sour Candy” me dhëmbë mbi të. Katy Perry po shet një maskë me mbishkrimin “Smile” që është titulli i albumit të saj të ardhshëm. Nicki Minaj, Bad Bunny dhe BTS janë gjithashtu pjese e trendit.

Disa artistë, ndryshe nga pjesa tjetër, po i  përdorin shitjet e maskave të tyre për bamirësi. Ariana Grande dhe Justin Bieber kanë krijuar një maskë të frymëzuar nga kënga e tyre “Stuck With U” që doli gjatë izolimit dhe të gjitha të ardhurat nga ajo po i dhurohen Fondacionit të Fëmijëve. The Weeknd gjithashtu ka nxjerrë një maskë “XO” që i dedikohet studios së tij muzikore dhe 100% e të ardhurave shkon për bamirësi. Nëse instinkti juaj i parë është të bërtisni “Kapitalizëm!” mendoni pse shitja e maskave është një veprim i zgjuar. Së pari, në këtë kohë asgjë nuk po blihet më shumë sesa një maskë dhe nëse e doni një artist, të blesh maskën e tij/saj tregon dashurinë dhe këta artistë e dinë që njerëzit do i blejnë keto maska pikërisht për këtë arsye dhe në fund të fundit, këto maska mund të mbahen si një kujtim i periudhës që të gjithë po kalojmë.

SI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0