INTERPOL konfiskon 17 mijë teste false të koronavirusit - Business Magazine Albania

INTERPOL konfiskon 17 mijë teste false të koronavirusit

Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, njoftoi se ka konfiskuar 17,000 teste false për koronavirus në një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër kontrabandës së pijeve, ushqimeve dhe produkteve mjekësore potencialisht të rrezikshme.

Në operacionin që është zhvilluar në periudhën dhjetor 2019 – qershor 2020 nga INTERPOL-i dhe Agjencia Evropiane e Policisë, EUROPOL, në 77 vende, janë kapur mbi 12,000 tonelata mallra, në vlerë prej 40 milionë dollarësh, thuhet në njoftim. Po sipas tij, 19 organizata kriminale janë shpërbërë dhe 407 persona janë arrestuar.

Përveç testeve të rreme për koronavirus janë konfiskuar edhe produkte të kontaminuara të qumështit, mish nga kafshë të vrara në mënyrë të paligjshme dhe produkte false mjekësore.

Në Bullgari është zbuluar një depo me djathë të infektuar me bakterin E.Coli, ndërsa në Jordani janë kapur 6,500 litra pije energjike me afat të skaduar dhe mbi shtatë tonelata qumësht dhe djathë i prishur. Në Afrikën e Jugut, një dërgesë nga Azia, që supozohej se kishte pajisje mbrojtëse mjekësore, kishte në të vërtetë fruta deti, tha INTERPOL.

“Në kohën kur po bëhen përpjekje në të gjithë botën për të ndaluar koronavirusin, fakti që rrjetet kriminale shpërndajnë produkte të tilla potencialisht të rrezikshme, tregon vendosmërinë e tyre për të përfituar”, tha sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Alkooli i kontrabanduar përbën pjesën më të madhe të mallrave të konfiskuara dhe vlera e tij është më shumë se 20 milionë dollarë, tha INTERPOL.

Operacioni, i quajtur “Opson”, i cili organizohet çdo vit tash e nëntë vjet, ka bërë të mundur edhe parandalimin e tregtisë me mallra të tjera të falsifikuara, si kozmetikë, veshje, duhan, këpucë dhe produkte elektronike, me vlerë totale prej 3.1 milionë dollarësh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0