Refuzuan karantinën/ Çifti dënohet me arrest shtëpie dhe kanë byzylyk elektronik - Business Magazine Albania

Refuzuan karantinën/ Çifti dënohet me arrest shtëpie dhe kanë byzylyk elektronik

Një çift nga Kentucky u njoh me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe kanë byzylykë në këmbë me sinjal të cilët njoftojnë policinë nëse dalin nga banesa. Elizabeth dhe Isaiah Linscott thanë se përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore dhe departamenti i policisë u shfaqën në shtëpinë e tyre në Radcliff pasi ajo refuzoi të nënshkruajë një urdhër karantinë pas një testi vullnetar Covid-19 në të cilin rezultoi pozitive bashkë me burrin e saj.

Ajo do kryente një udhëtim në shtëpinë e prindërve të saj dhe për siguri bëri një test për koronavirusin së bashku me bashkëshortin ndërsa të dy rezultuan pozitivë por pa simptoma. Ajo ka deklaruar në një intervistë se nëse do ketë nevojë për të shkuar tek urgjenca do shkojë dhe s’do marrë aprovimin e askujt. Gruaja refuzoi të firmoste një dokument sipas të cilit duhet të merrte leje paraprakisht nëse do shkonte në urgjencë.

Kjo bëri që autoritetet të ndërmerrnin masa ekstreme dhe të vendosnin izolim të detyrueshëm ndaj tyre përmes arrestit shtëpiak. Ajo tregon se u trajtuan nga autoritetet sikur të kishin grabitur ndonjë bankë. Në shtëpi erdhën 8 persona, policë e punonjës të shëndetësisë të cilët u treguan shumë të rreptë në masat e vendosura ndaj tyre.

ladbible

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0