Për herë të parë: Zbulohen aksidentalisht bakteret që hanë metalin - Business Magazine Albania

Për herë të parë: Zbulohen aksidentalisht bakteret që hanë metalin

Shkencëtarët kanë zbuluar në mënyrë aksidentale bakteret që hanë dhe marrin kalori nga metali, ndonëse dyshojnë se kanë ekzistuar prej më shumë se njëqind vjetësh, por thjesht nuk kanë mundur ta provojnë ekzistencën e tyre.

Mikrobiologët nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni i zbuluan rastësisht bakteret teksa kryenin eksperimente duke përdorur një lloj mangani (element kimik, metal) në formë shkumësi. Dr. Jared Leadbetter, profesor i mikrobiologjisë mjedisore, la një kavanoz qelqi me substancën e zhytur në ujë çezme nga lavamani i zyrës. Ai e la kavanozin në zyrë për disa muaj me radhë, pasi shkoi të punonte jashtë kampusit. Kur u kthye, e gjeti kavanozin me një material të errët.

“Thashë me vete se çfarë do të jetë,” tha Leadbetter në një njoftim për shtyp. Studiuesit zbuluan se veshja e zezë e gjetur në kavanoz ishte mangani i oksiduar i cili ishte gjeneruar nga bakteret që kanë qenë të pranishme në ujin e rubinetit.

Në hulumtimin e botuar në revistën Nature, shkencëtarët vërejnë se këto janë bakteret e para që përdorin manganin si një burim energjie. Studimi i ri zbulon gjithashtu se bakteret mund të përdorin manganin për një proces të quajtur kimosintezë, i cili konverton dioksidin e karbonit në biomasë. Shkencëtarët besojnë se gjetjet do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë ujërat nëntokësorë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0