99 raste me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 851. Në 24 orët e fundit tre pacientë kanë humbur jetën: një 44-vjeçare nga Tirana, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçar nga Vlora, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Të infektuarit e rinj janë 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.
Në spital janë të shtruar 102 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 3 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2 137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.