Qeveria federale arriti defiçitin më të lartë mujor të buxhetit në histori në qershor pasi shpenzimet për programet për të luftuar recesionin e shkaktuar nga koronavirusi u rritën ndjeshëm ndërsa miliona humbje në vendet e punës sollën ulje në të ardhurat tatimore.
Departamenti i Thesarit raportoi të hënën se defiçiti arriti në 864 miliardë dollarë muajin e kaluar, një sasi që tejkalon deficitet më të mëdha në historinë e vendit dhe është mbi rekordin e mëparshëm të defiçitit mujor prej 738 miliardë dollarësh në prill. Kjo shumë është e lidhur edhe me triliona dollarët që Kongresi ka dhënë për të lehtësuar ndikimin e mbylljeve në shkallë të gjerë që ndodhën në përpjekje për të kufizuar përhapjen e pandemisë.
Për nëntë muajt e parë të këtij viti buxhetor, i cili filloi më 1 tetor, arriti në 2.74 trilionë dollarë, gjithashtu një rekord për atë periudhë. Zyra e Buxhetit në Kongres parashikon se vendi do të arrijë një defiçit prej 3.7 trilion dollarësh për tërë vitin fiskal.
Kjo shumë do të tejkalonte rekordin vjetor të mëparshëm prej 1.4 trilionë dollarësh të vendosur në vitin 2009 kur qeveria shpenzoi shumë për të nxjerrë vendin nga recesioni i shkaktuar nga kriza financiare e vitit 2008.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.