Ngrohja globale ”turbo”, fshihen mijëra vite të ftohta - Business Magazine Albania

Ngrohja globale ”turbo”, fshihen mijëra vite të ftohta

Ngrohja globale ka shkaktuar trazira dhe në vetëm 150 vjet ka arritur të anulojë procesin që në 6 500 vitet e fundit ka parë temperatura mjaft të ulëta. Kjo zbulim i shkencëtarëve u botua në revistën ”Scientific Data” nga klimatologët e Universitetit të Arizonës Veriore, të koordinuar nga Darrell Kaufman.

Studimi rikonstruktoi variacionet në temperaturat mesatare globale të Tokës në 6 000 vitet e fundit. Në këtë mënyrë ishte e mundur të rindërtohej ndryshimi i madh që ndodhi në Holocene, periudha gjeologjike që filloi rreth 12 000 vjet më parë dhe në të cilën ndodhet Toka aktualisht.

”Rezultatet tregojnë se ngrohja globale ka arritur nivele të paparë dhe para ngrohjes, Toka ndodhej në një ftohje globale”, theksoi Kaufman.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0