Transporti publik rinis nesër, rregullat që duhet të zbatohen

Transporti publik rinis nesër, rregullat që duhet të zbatohen

Transporti publik

Kompanitë e transportit publik dhe Bashkia Tiranë kanë arritur në një marrëveshje për të ndryshuar protokollin që duhet zbatuar gjatë udhëtimit dhe për të rinisur punën të hënën, 6 korrik.

Transporti publik do të hapet që në orën 05:00 të mëngjesit. Abonetë e muajit mars s’do të jenë më të vlefshme, kurse muaji korrik do të jetë pa abone, por me biletë. Shpërndarja e aboneve do të rinisë në muajin gusht.

Lexoni: Zgjidhjet teknologjike, si po i përshtatet bota epokës së koronavirusit

Rregullat që duhet të ndiqen nga kompanitë dhe udhëtarët janë këto:

– Automjetet do të lejohen të udhëtojnë me 70 për qind të kapacitetit të udhëtarëve.

– Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.

– Çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza, si në vendin e pritjes së autobusit, ashtu dhe brenda tij.

– Pasagjerët duhet të mbajnë distancë 1 metër nga njëri-tjetri brenda në autobus.

– Drejtuesi i mjetit dhe fatorinoja duhet të të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

– Në autobuzë dhe mjete të tjera të transportit duhet të ketë dezinfektantë dhe duhet të jenë të shenjuara vendet ku lejohen të ulen udhëtarët.

– Gjatë udhëtimit, ajrimi i autobuzëve dhe mjeteve të tjera do të bëhet përmes dritareve dhe jo kondicionerit.

– Në rast të shkeljes së rregullave, çdo pasagjer do të mbajë përgjegjësi personale.

– Në çdo mjet do të ketë postera me udhëzimet e OBSH-së për rregullat e higjienës dhe distancimit social.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0