Kompania Google ka shtyrë rihapjen e zyrave të saj në SHBA me dy muaj, pra deri në muajin shtator, për shkak të rritjes së re të infeksioneve në disa shtete amerikane. ”Të gjitha zyrat e SHBA-së do të qëndrojnë të mbyllura deri në të paktën 7 shtator”, theksoi kompania në një komunikim të brendshëm, referuar nga ”Bloomberg”.
Sipas planeve të mëparshme, të njoftuara nga CEO Sundar Pichai në maj, rihapja duhej të kishte filluar më 6 korrik, me kufizime në 10% të kapacitetit të zyrave. “Megjithëse kushtet ndryshojnë nga shteti në shtet, ne duhet të shohim që këndvështrimi i SHBA-së në tërësi është i qëndrueshëm para se të ecim përpara’’, shkruajti në shënim Chris Rackow, nënkryetar i sigurisë globale.
“Siç tregojnë të dhënat e kohëve të fundit, Covid-19 është ende shumë aktiv në komunitetet tona”, shtoi ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto