67 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2819. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçar nga Tirana kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 88 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 8 prej tyre janë në terapi intensive, 1 i intubuar.
Të infektuarit e rinj janë 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë dhe 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje dhe Kamëz.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 28 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2819 të infektuar,
– 74 viktima;
– 1637 të shëruar,
– 1108 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.