72 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2785. Një 54-vjeçar nga Tirana dhe një 70-vjeçar nga Shkodra kanë humbur jetën në spitalin infektiv.
Në 24 orët e fundit janë testuar 374 persona dhe janë konfirmuar 72 raste pozitive.
Të infektuarit e rinj janë 19 në Tiranë, 9 raste në Krujë, 8 në Shkodër, Durrës dhe Pukë; 4 raste në Sarandë dhe në Vlorë; 3 raste në Fier dhe Lushnje; 2 raste në Lezhë; dhe 1 rast në Korçë, Elbasan, Has dhe Kavajë.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 77 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 15 prej tyre janë në terapi intensive, dy të intubuar.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 38 persona, duke e çuar totalin në 1384 të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht ka 963 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.