"Një objekt misterioz" i zbuluar falë valëve gravitacionale - Business Magazine Albania

“Një objekt misterioz” i zbuluar falë valëve gravitacionale

Një zbulim i ri dhe pyetje të reja: një objekt qiellor, i vendosur 800 milion vite dritë larg, është zbuluar falë valëve gravitacionale. Me një masë midis vrimës më të vogël të zezë dhe yllit më të madh neutron, natyra e këtij objekti mbetet një mister për astronomët.

“Edhe një herë, vëzhgimi i valëve gravitacionale zbulon të panjohurën. “Objekti më i lehtë në këtë sistem ka një masë që nuk është vërejtur kurrë më parë”, tha Giovanni Losurdo, nga Instituti italian i Fizikës Bërthamore, në një deklaratë për shtyp.

Një studim i botuar në “The Astrophysical Journal Letters” tregoi se falë valëve gravitacionale është zbuluar një objekt qiellor, i vendosur 800 milionë vite-dritë larg larg Tokës.

Astronomët kanë kohë që pyesin për mungesën e vëzhgimeve të objekteve kompakte me masa midis 2.5 deri në 5 masa diellore, “një gamë e masave me sa duket shumë e lehtë për një vrimë të zezë dhe shumë të rëndë për një yll ”. Një “zonë gri misterioze”, në të cilën ky objekt i ri shfaqet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0