Platforma e medias sociale Twitter tha të martën se kishte vënë një shënim paralajmërues për një postim të Presidentit Trump, duke e cilësuar si koment që shkel politikat e kompanisë kundër sjelljeve abuzive.
There will never be an “Autonomous Zone” in Washington, D.C., as long as I’m your President. If they try they will be met with serious force!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) June 23, 2020
“Nuk do të ketë kurrë një “Zonë Autonome” në Uashington, për sa kohë që unë jam president. Nëse përpiqen, do të ndeshin në forcë serioze,” shkruante presidenti në postim.
Përmes një postimi të saj, kompania Twitter njoftonte se e kishte fshehur komentin e presidentit pas njoftimit të saj në “interes të publikut” pasi komenti përfshinte kërcënime për lëndime ndaj një grupi të identifikuar.
Protestues kundër racizmit të hënën deklaruan një Zonë Autonome pranë Kishës së Shën Gjonit para Shtëpisë së Bardhë. Kjo frazë e merr frymëzimin nga termi me të cilin protestuesit në qytetin e Siatellit kanë pagëzuar zonën e zaptuar, të cilën e kanë quajtur “Zona Autonome e Kodrës së Kapitolit”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.