Izolimi në karantinë, shqiptarët u “zhytën” në internet, rritje 47% e përdorimit - Business Magazine Albania

Izolimi në karantinë, shqiptarët u “zhytën” në internet, rritje 47% e përdorimit

Mungesa e daljes lirisht, që nisi 10-ditëshin e dytë të marsit për shkak të pandemisë së COVID-19, solli për pasojë që shumica e shqiptarëve të kërkojnë variante alternative për të kaluar kohën dhe zgjidhja, pjesërisht ka qenë interneti.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se për janar-mars pati një ulje të komunikimit me telefonata dhe mesazhe dhe një kërcim me 47.3% të internetit.

“Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2020 ishte rreth 20 Milionë GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 3.87 GB Internet në muaj në T1 2020, që përbën një rritje me 12.4% në krahasim me T4 2019 dhe një rritje me 47.3% krahasuar me T1 2019.

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2020 ishte: 171 minuta dalëse, 27 SMS dhe 3.87 GB Internet. Krahasuar me T4 2019, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 5.4%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 17.3% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 12.4%” thuhet në publikimin e AKEP.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2020 ishte rreth 3,257,057, që përbën një rënie me 3.6% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 11.1% në krahasim me T1 2019.

“Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2020 arriti në rreth 2.48 milionë, gjë që përbën një rënie me rreth 1.4% me T4 2019 dhe rënie me 0.3% në krahasim me T1 2020; Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2020 ishte rreth 1.7 milionë, gjë që përbën një rënie me 3% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 7.4% në krahasim me Tremujorin e parë 2019” vlerëson AKEP.

Shifrat tregojnë një rënie totale të komunikimit si në rrjetet kombëtare, ashtu edhe në ato me jashtë. Kështu totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2020 ishte rreth 1.27 miliardë minuta, me një rënie prej 6.7% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 5.4% me T1 2019. Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u ul me 6.9% në krahasim me T4 2019 dhe u ul me 5% në krahasim me një vit më parë në T1 2019. Sasia e thirrjeve on-net u ul me 6.5% në krahasim me T4 2019 dhe pësoi një rënie me 5.6% në krahasim me T1 2019. Proporcioni i thirrjeve on-net/off-net në T1 2020 ishte 57%/41% njëlloj me T1 2019 (pjesa mbetur 1% thirrje me rrjetet fikse kombëtare dhe 1% thirrje ndërkombëtare).

MONITOR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0