Twitter do t'ju lejojë të ‘’cicëroni’’ me zërin tuaj - Business Magazine Albania

Twitter do t’ju lejojë të ‘’cicëroni’’ me zërin tuaj

Twitter prej vitesh është përpjekur për të luftuar dezinformimin dhe abuzimin në platformën e tij. Tani është duke prezantuar një veçori të re me potencialin për ta të bërë një ndryshim: tweet-et audio. Të mërkurën, kompania tha se po lejon një “grup të kufizuar” të përdoruesve të iOS të krijojnë tweet me zërin e tyre. Në javët e ardhshme, të gjithë përdoruesit e iOS duhet të kenë qasje në tweet-et e zërit.

Tashmë Tweetet e zërit kanë një kohëzgjatje prej 140 sekondash, për t’i regjistruar ato mjafton të shtypni ikonën e valës së zërit. Në rast se cicërimi tejkalon kohëzgjatjen maksimale, një regjistrim i dytë do të fillojë automatikisht dhe do të krijohet një fije. Twitter tha se shpreson që tweet-et me zë do të shtojnë një “prekje më njerëzore” në platformë, dhe vuri në dukje se nganjëherë 280 karaktere nuk janë të mjaftueshme për të përcjellë një mesazh.

“Ndonjëherë 280 karaktere nuk janë të mjaftueshme, dhe disa nuanca të bisedës humbasin. Për këtë arsye, duke filluar nga sot ne po testojmë një funksion të ri që do të shtojë një prekje më njerëzore në mënyrën se si ne përdorim Twitter: zëri juaj.”- ka shpjeguar kompania.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0