Forcat detare të ushtrisë së Iranit kanë testuar me sukses gjeneratën e re të raketave Cruise në zonën e Detit të Omanit dhe në pjesën veriore të Oqeanit Indian.
Raporti nga agjensia zyrtare e lajmeve IRNA thoshte se raketat shkatërruan objektet në një distancë prej 280 kilometrash (170 milje). Gjatë kësaj manovre janë testuar raketat bregdet-det dhe det-det me rreze veprimi të shkurta dhe të gjata.
Këto raketa janë hedhur njëkohësisht nga bregdeti dhe nga lundruesët e forcave detare të ushtrisë së Iranit dhe kanë goditur me sukses objektivat e caktuara.
Pamjet e stërvitjes, të publikuara nga media shtetërore, tregojnë se raketat godasin me përpikmëri objektivin. Raketat e testuara gjatë kësaj manovre janë projektuar dhe prodhuar nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit.
Admiral Habibullah Sajari, shefi për koordinimin e ushtrisë së Iranit, testimin e gjeneratës së re të raketave Cruise e vlerësoi hap shumë të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Iranit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.