53 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1891. Një paciente 70-vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pasi disa ditësh nën trajtim intensiv.
Të infektuarit e rinj janë 26 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.
Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Flutura Beqo, nga ISHP, njoftoi se në spitalin Infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 22 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1891 të infektuar,
– 43 viktima;
– 1126 të shëruar,
– 622 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 20 qershor është:
Tiranë, 336 pacientë aktivë,
Durrës, 143 pacientë aktivë,
Shkodër, 116 pacientë aktivë,
Vlorë, 49 pacient aktivë,
Fier, 31 pacientë aktivë,
Elbasan, 10 pacientë aktivë,
Korçë, 10 pacient aktivë,
Lezhë, 14 pacient aktivë,
Kukës, 7 pacientë aktivë,
Pogradec, 3 pacientë aktivë,
Gjirokastër, 2 pacient aktivë,
Berat, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.