Pandemia globale ka ndaluar shumë eksperienca udhëtimesh në të gjithë botën, përfshirë këtu blerjen e shtëpive apo vilave me çmime shumë të lira. Megjithatë, nisur nga lehtësimi i masave, tani këto vende duhet se po hapen sërish dhe oferta për të blerë shtëpi me 1 euro është rikthyer në treg. Cinquefrondi, një komunitet në jug të Calabria-s, e quan veten si një “fshat pa Covid” pasi prej kohësh nuk ka persona të infektuar dhe shpreson që ky status, mund të jetë pikërisht çfarë i duhet fshatit për të rikthyer vëmendjen tek shtëpitë që shiten vetëm për 1 euro.
Qëllimi i këtyre ofertave, jo vetëm në këtë destinacion, është që të ndalohet shpopullimi. Fenomen ky i nisur nga largimi i të rinjve nga fshati në kërkim të punës dhe studimeve në qytetet e mëdha. Në Cinquefrondi, kryebashkiaku Michele Conia, e sheh këtë nisëm si diçka shumë të rëndësishme, duke e quajtur “Operacioni Bukuria”. “Të gjesh pronarë të rinj për shtëpitë e braktisura që kemi në fshat është çelësi i “Operacionit Bukuria”, të cilin e kemi nisur për të rinovuar pjesët e humbura të vendit tonë”- thotë Conia për CNN. “Unë jam rritur në Gjermani, ku prindërit e mi kishin emigruar, pastaj u ktheva që të shpëtoj vendin tim. Shumë njerëz janë larguar që këtu gjatë këtyre dekadave, duke lënë pas shtëpi bosh. Nuk mund të nënshtrohemi kështu.”
An Italian town that declared itself "Covid-free" is selling $1 houses https://t.co/AxS8W22EpN pic.twitter.com/Q3wrQYYC8L
— CNN (@CNN) June 10, 2020
Cinquefrondi është i rrethuar nga natyra e bukur e Parkut Nacional “Aspromonte”, nga bregdeti i Jonit dhe Tyrrhenain-it. Fshati gjendet në mes të kodrave dhe dy deteve, madje edhe një lum kalon pranë. Plazhet janë vetëm 15 minuta larg me makinë. Megjithatë qendra urbane e fshatit nuk zhvillohet prej kohësh, me shumë shtëpi që kanë mbetur të vjetra dhe jo të sigurta. Emri i saj i pazakontë në italisht do të thotë “pesë fshatrat”, duke iu referuar vendbanimeve të hershme me origjinë Greke dhe Bizantine që ishin bashkuar në një komunitet gjatë mesjetës. Mbetjet e fortifikimeve të vjetra të qytetit mund të shihen në rrugicat e harkuara. Cinquefrondi ka duruar fatkeqësi natyrore dhe pushtime të huaja, por ka mbijetuar ndër shekuj. Gjurmët e lulëzuara të civilizimeve të së kaluarës janë kudo. Fjalët e lashta greke mbijetojnë në dialektin lokal dhe në emrat e vendeve, rrugëve dhe harqeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.