Hapet korridori ajror mes Kosovës dhe Shqipërisë

Hapet korridori ajror mes Kosovës dhe Shqipërisë

korridori ajror

Albcontrol dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror të Kosovës (ASHNA), kanë nënshkruar sot një Letër -Marrëveshje për koordinimin e trafikut ajror midis Tiranës dhe Prishtinës. Marrëveshja është lidhur në kuadër të projektit “Mbledhja për Normalizimin e Aviacionit të Ballkanit” (BANM), të udhëhequr nga NATO.

Për herë të parë që nga pas lufta është hapur korridori ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, falë një marrëveshje që është arritur sot ndërmjet Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) dhe Albcontrol.

Lexoni: Air Albania rifillon fluturimet me Stambollin

Tani e tutje, qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, të cilët do të udhëtojnë nga vende europiane do të kenë më të shkurtër rrugën ajrore për 15 deri në 20 minuta. Kjo ul koston e harxhimeve të kompanive dhe ndikon direkt në uljen e çmimit të biletave. Ky shkurtim i rrugës vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Shqipëri për hapjen e korridorit ajror ndërmjet këtyre dy vendeve.

Shqipëria do të mund të shfrytëzojë korridorin ajror të Kosovës dhe anasjelltas.

Me këtë marrëveshje u krijohet mundësia operatorëve që të mendojnë për funksionalizimin e linjës ajrore Kosovë –Shqipëri, e cila ka kohë që nuk është funksionale, tha drejtori i ASHNA.

Për shkak të mungesës së kësaj marrëveshjeje, në linjën ajrore Kosovë-Shqipëri, që ka funksionuar një kohë të shkurtër pas luftës në Kosovë, është dashur që një aeroplan nga Shqipëria për të arritur në Kosovë të kalojë nëpërmjet Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, ASHNA falënderon të gjithë partnerët, e në veçanti autoritetet e NATO-s dhe KFOR-it, që kanë lehtësuar këtë arritje dhe vazhdojnë ta përkrahin zhvillimin e aviacionit civil në Kosovë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0