EasyPay është përzgjedhur si “Best Payment Solution Provider Albania 2020” (Ofruesi më i mirë i Zgjidhjes së Pagesave në Shqipëri 2020), nga Global Banking and Finance Awards, përkrah emrave të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare. Renditjen e plotë të çmimeve, që u janë akorduar kompanive financiare dhe institucioneve bankare mund ta lexoni, duke klikuar këtu.
Lexoni: Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy kadetët e parë nga Kosova të diplomuar në West Point
EasyPay është platforma e parë e pagesave online, përmes celularit në Shqipëri – e disponueshme në iOS, Android dhe Windows. EasyPay është partner zyrtar i Transferimit të Parave Ria.
Nëse shkarkoni aplikacionin dhe regjistroheni, nëpërmjet EasyPay mund të paguani faturat e energjisë, të ujit, gjobat e policisë, faturat e internetit, mund të kryeni transferta parash, etj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto