Astronomët bëhen dëshmitar të ‘’rrahjeve të zemrës’’ të Vrimës së Zezë - Business Magazine Albania

Astronomët bëhen dëshmitar të ‘’rrahjeve të zemrës’’ të Vrimës së Zezë

Rreth 600 milion vite dritë larg Tokës, ‘rrahjet e zemrës’ së një vrime të zezë mund të kapen që vijnë nga qendra e një galaksie. Astronomët së pari e zbuluan këtë sinjal, i cili përsëritet çdo orë, në vitin 2007. Më pas, dielli ynë bllokoi vrimën e zezë dhe ‘rrahjet e saj të zemrës’ nga pamja e satelitëve në 2011.

Kur u rishfaq swrish vitin 2018, duke përdorur satelitin XMM-Newton të Agjencisë Hapësinore  Evropiane të Hapësirës, shkencëtarët u mahnitën kur e kapën sërish sinjalin e saj. ‘’Rrahjet e zemrës’’ së vrimave të zeza zakonisht nuk zgjasin shumë gjatë. Studimi u botua të martën në revistën Mujore Njoftime të Shoqërisë Mbretërore Astronomike.

‘’Rrahjet e zemrës’’ së kësaj vrime të zezë u bënë të parat që u konfirmuan nga shkencëtarët në 2007, dhe tani është më e gjata që ata kanë kapur ndonjëherë.

A ka vërtet një vrimë e zezë një ‘rrahje zemre’?

Shkencëtarët i referohen asaj si rrahje zemre, sepse pulsimi rreth vrimës së zezë krijon një sinjal përsëritës që mund të zbulohet. Dhe pulsimi i këtij sinjali të veçantë është i qëndrueshëm.

Edhe pse vetë vrimat e zeza janë të padukshme, disku i materialit rreth tyre, i quajtur disqe akretioni, prodhon dritë me rreze X që teleskopët dhe satelitët e ndjeshëm si XMM-Newton mund ta zbulojnë.

Vrimat e zeza ushqehen nga materiali nga disku i akumulimit, duke tërhequr spirale gazi që nxehen. Këto temperatura të larta janë ato që lëshojnë rrezet X. Pra, ndërsa vrimat e zeza thithin materiale, në të njëjtën kohë ata lëshojnë gjithashtu materiale në rreze të fuqisë së lartë të quajtur rrymë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0