42 të infektuar, numri më i lartë i rasteve ditore në Shqipëri

42 të infektuar, numri më i lartë i rasteve ditore në Shqipëri

të infektuar

42 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1341. Kjo është dita me më shumë të infektuar ditorë që prej 9 marsit, datë kur u identifikuan 2 të infektuarit e parë në vend.

Të infektuarit e rinj janë 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por edhe raste të reja në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër, për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Rastet e Krujës janë qytetarë, të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, ndaj ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të shmangen grumbullimet masive, në mënyrë që të parandalohet përhapjen e virusit.

Marjeta Dervishi, nga ISHP njoftoi se 46 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 8 janë në terapi intensive, një prej të cilëve është i intubuar.

Lexoni: Ministri Klosi: Të premten vijnë charterat e parë me turistë të huaj

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga COVID-19, mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 19 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1341 të infektuar,

– 34 viktima;

– 980 të shëruar,

– 327 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 10 qershor është:

– Tiranë, 205 pacientë aktivë,

– Shkodër, 38 pacientë aktivë,

– Krujë, 27 pacientë aktivë,

– Kamëz, 19 pacientë aktivë,

– Durrës, 14 pacientë aktivë,

– Mat, 9 pacientë aktivë,

– Lushnje, 6 pacientë aktivë,

– Tropojë, 2 pacient aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Librazhd, 1 pacient aktiv,

– Mallakastër, 1 pacient aktiv,

– Lezhë, 1 pacient aktiv,

–Pukë, 1 pacient aktiv,

–Berat, 1 pacient aktiv,

–Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0