17 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1263.
Të infektuarit e rinj janë 8 persona në Tiranë, 6 persona në Shkodër dhe 3 në Kamëz. Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por edhe raste të reja në Tiranë e Shkodër, për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Eugena Tomini, nga ISHP bëri me dije se tre prej të infektuarve janë personel shëndetësor.
34 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 6 janë në terapi intensive, dy prej të cilëve janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar ne 945 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 284 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.
Lexoni: Inxhinieri i respiratorëve: Nëse nuk respektohen masat, rrezikojmë një valë të dytë shpërthimi
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 18 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1263 të infektuar,
– 34 viktima;
– 945 të shëruar,
– 284 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 8 qershor është:
– Tiranë, 188 pacientë aktivë,
– Shkodër, 25 pacientë aktivë,
– Krujë, 24 pacientë aktivë,
– Kamëz, 17 pacientë aktivë,
– Durrës, 10 pacientë aktivë,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Tropojë, 2 pacient aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
– Mallakastër, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.