Tre ditë pas nisjes së detyrës, qeveria e re e Kosovës vendos të rikthejë lëvizjen e lirë në kufirin me Shqipërinë. Me rekomandimin e Ministrit të Shëndetësisë, kabineti i kryeministrit Avdullah Hoti, miratoi hapjen e kufirit mes dy vendeve duke nisur nga 8 qershori.
“Qytetarët, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës nuk do t’i nënshtrohen masës së vetëizolimit shtëpiak 7 ditor. MSH do të mundësojë liri të plotë të lëvizjes së qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave, në veçanti në pikat më të frekuentuara kufitare me të cilat kufizohet Republika e Kosovës”.
“Në emër të qeverisë së Kosovës t’u kërkojmë falje qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për shkak se ata kanë qenë tepër të irrituar, ndërkohë që kanë parë se kufiri me Serbinë ka qenë i hapur ndërsa me Shqipërinë jo”, u shpreh zv/kryeministrja Albulena Balaj Halimaj.
Lexoni: Transporti publik rifillon më 15 qershor
Sipas rregullores së Ministrisë së Shëndetësisë, personat që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare, duhet t’i nënshtrohen kontrollit të temperaturës dhe të dhënave për simptoma të mundshme të Covid-19.
Ata duhet t’u japin autoriteteve kufitare numrin e telefonit dhe adresën ku do të qëndrojnë në Kosovë. Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi propozoi nisjen e konsultimeve për rikthimin e fluturimeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto