Qytetarëve, që ju ka skaduar pasaporta ose ju skadon gjatë këtij viti, mund t’i përdorin ato deri më 31 dhjetor 2020.
Qeveria miratoi më 3 qershor, një vendim, me anë të së cilit, zgjat vlefshmërinë e pasaportave, që skadojnë brenda vitit, deri në fund të 2020.
“Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020”, shkruhet në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Lexoni: Austrian Airlines, linja e parë ajrore që fillon fluturimet nga Rinasi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.