Studiuesit parashikojnë se unaza “Oura” mund të zbulojë COVID-19, para shfaqjes se simptomave - Business Magazine Albania

Studiuesit parashikojnë se unaza “Oura” mund të zbulojë COVID-19, para shfaqjes se simptomave

Një nga sfidat më të mëdha për të frenuar përhapjen e COVID-19 janë bartësit asimptomatikë të sëmundjes, të cilët mund të përhapin virusin para se të kuptojnë se janë të infektuar. Në prill, shkencëtarët nga Instituti Rockefeller i Universitetit të West Virginia (RNI) dhe WVU Medicine krijuan një platformë që të parashikojnë simptomat para se ato të shfaqen.

Platforma përbehet nga një unazë e quajtur Oura dhe modeleve të parashikimit të inteligjencës artificiale AI. Studiuesit pretendojnë se platforma e tyre digjitale mund të zbulojë simptomat e COVID-19 deri në tri ditë më parë me afro 90 për qind saktësi.

Ndërsa platforma mund të jetë më mirë se asgjë, një shkallë saktësie prej 90 për qind ende lë hapësirë ​​për individët asimptomatikë. Nëse 1.000 njerëz përdorin sistemin, 100 njerëz ende mund të marrin rezultate të pasakta. Kjo platformë mund të tregojë llojet e zgjidhjeve që do të kemi në të ardhmen, por mund të duhet ca kohë para se diçka e tillë të jetë gati për përdorim në botën reale.

Gjithçka është e bazuar te neuroshkenca dhe analizon stresin, ankthin, memorien. Unaza Oura mbledh të dhëna fiziologjike, si temperatura e trupit, ritmi i zemrës, ritmi i frymëmarrjes dhe parametrat e gjumit. Pastaj kombinohen të dhënat me modele nga AI. Platforma aktualisht po testohet nga 600 profesionistë të shëndetësisë dhe Universiteti i West Virginia është duke bashkëpunuar me partnerë si Universiteti Thomas Jefferson dhe ai Vanderbilt për t’i rritur testet në 10.000 pjesëmarrës.

Engadget

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0