20 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1184.
15 raste janë në Tiranë, 2 në Krujë, 2 në Durrës dhe 1 në Kamëz. 21 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 janë në terapi intensive, një prej të cilëve i intubuar.
Lexoni: Microsoft po studion sistemin imunitar për të dhëna mbi COVID-19
Mirela Cami, nga ISHP, bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 16 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1184 të infektuar,
– 33 viktima;
– 898 të shëruar,
– 253 të infektuar aktivë;
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 3 qershor është:
– Tiranë, 172 pacientë aktivë,
– Durrës, 15 pacientë aktivë,
– Krujë, 22 pacientë aktivë,
– Shkodër, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 12 pacientë aktivë,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Berat, 2 pacientë aktivë,
–Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
– Mallakastër, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.