Microsoft pushon nga puna dhjetëra gazetarë, i zëvendëson me robotë

Microsoft pushon nga puna dhjetëra gazetarë, i zëvendëson me robotë

Microsoft

MSN, portali online i Microsoft-it tashmë ka pësuar shumë ndryshime që nga fillimi i tij në 1995, si Microsoft Network. Përgjatë viteve 2000, portali ofronte artikuj origjinalë dhe lidhje me shërbime të tjera, siç janë parashikimet e motit dhe e-mailet.

Në vitin 2014, ajo ndaloi së shkruari lajme vetë dhe filloi t’i besojë një stafi redaktorësh detyrën e zgjedhjes dhe adaptimit të lajmeve të shkruara nga partnerë mediatikë të jashtëm.

Në fund të qershorit, raporton Seattle Times, portali do të strukturohet sërish, duke pushuar nga puna afro 50 punonjës dhe duke i zëvendësuar ata me robotë, të cilat do të identifikojnë lajmet më të mira, do të rishkruajnë titujt dhe do të gjejnë fotot më të mira, duke automatizuar në mënyrë efektive shumicën e detyrave, që ishin kryer deri më tani nga gazetarët.

Lexoni: Elon Musk në histori, Falcon 9 lëshohet me sukses

Vendimi do të ndikojë shumë profesionistë të industrisë botuese, të cilët kanë kohë që shqetësohen nga ulja e buxhetit dhe rritja e automatizimit.

“Si të gjitha kompanitë, ne vlerësojmë rregullisht biznesin tonë,” tha një zëdhënës i Microsoft në një deklaratë. “Kjo mund të çojë në rritje të investimeve në disa vende dhe, herë pas here, rizhvendosjen në të tjerët. Këto vendime nuk janë rezultat i pandemisë.”

Për Microsoft-in, shkurtimet do të përkthehen në kursime ekonomike, megjithëse cilësia e informacionit të dhënë gjithashtu mund të dëmtohet nga ulja e mbikëqyrjes njerëzore.

Siç theksuan disa prej punonjësve të pushuar nga puna, duke folur për The Guardian, ata nuk i postonin lajmet në faqen kryesore të MSN-së, nga mediat partnere duke i bërë copy-paste. Një ish përgjegjës i redaksisë tha se redaktorët siguroheshin, për shembull, që lajmet të përputheshin me udhëzimet e tyre të rrepta të brendshme redaktoriale, për përmbajtje të dhunshme ose potencialisht të papërshtatshme për lexuesit e rinj.

Ata gjithashtu thanë se artikujt e paraqitur reflektojnë një gamë të gjerë këndvështrimesh në të gjithë spektrin politik dhe nxjerrin në pah histori interesante, nga gazetat më të vogla, që përndryshe do të kalonin pa u vënë re.

Ndërsa disa gazetarë do të vazhdojnë akoma punën, falë automatizimit, redaksia do të jetë në gjendje t’i kryejë këto detyra me më pak njerëz, duke ia lënë pjesën tjetër të punës makinerive.

“Ishte gjithçka gjysmë e automatizuar për disa muaj, por tani është me kapacitet të plotë,” tha një prej punonjësve për Seattle Times, “Është demoralizuese të mendosh që makinat mund të na zëvendësojnë, por munden”.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0